Polici i Kosovës plagos me armë zyrtare dy persona

Një zyrtar policor po dyshohet që ka plagosur dy persona me armë zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur në Dragash.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po mund të konfirmoj se një zyrtar policor ka plagosur dy persona. Të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. Dyshohet se deri te plagosja erdhi një mosmarrëveshje mes policit dhe personave”, tha Osmanollaj.