Podujevë, vjedhje e rëndë dhe demolim i orendive shtëpiake

Në Policinë e Kosovës është raportuar për një vjedhje të rëndë në rrugën “Ukshin Hoti” në Podujevë.

Sipas policisë, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe çantë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa nuk ka qenë në shtëpi i/të dyshuar deri më tani të panjohur, me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij, ku kanë demoluar orenditë shtëpiake. Sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe një çantë”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa rasti vazhdon të hetohet.