Foto: Ilustrim

Podujevë, arrestohen 6 persona pasi që u rrahën në mes vete pas një aksidenti në trafik

Gjashtë persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Podujevë, pasi që pas një aksidenti trafiku janë përleshur në mes vete.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në automjetin e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 2.28 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.