Podujeva pritet të bëhet me Spital të Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, sot kanë nënshkruar marrëveshje për funksionalizim të Spitalit të Podujevës.

Me ndërtimin dhe funksionalizimin e këtij spitali, banorët e Podujevës do të marrin shërbime shëndetësore të nivelit dytësor, për të cilat shërbime aktualisht detyrohen të udhëtojnë në Prishtinë.

Komuna e Podujevës, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, siguroj dhënien në shfrytëzim të parcelës për SHSKUK.

Sejdiu përmes publikimi në Facebook ka thënë se SHSKUK do të bëjë ndërtimin e aneks-objektit të ri dhe përshtatjen me objektin ekzistues për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.

“Me kryetarin e Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu, nënshkruam marrëveshje për funksionalizim të Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë. Banorët e llapit me rrethinë meritojnë të kenë spitalin në të cilin do të mund të marrin shërbime shëndetësore të nivelit dytësor, për të cilat shërbime aktualisht detyrohen të udhëtojnë në Prishtinë. Falënderoj Komunën e Podujevës, e cila në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, siguroj dhënien në shfrytëzim të parcelës për SHSKUK. Ne do të marrim përsipër ndërtimin e aneks-objektit te ri dhe përshtatjen me objektin ekzistues për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë. Do të vazhdojmë misionin tonë për krijimin e kushteve për ofrim të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sejdiu.