Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Plani operativ ‘Goditja’, policia thotë u arrestuan mbi 70 persona e u konfiskuan 34 armë

Policia e Kosovës njofton se realizimi e urdhrit operativ ‘Goditja’ është duke vazhduar ende, ndërsa deri më tani janë konfiskuar 34 armë e janë arrestuar rreth 70 persona.

Sipas policisë gjatë këtyre 5 ditëve (8 deri 12 gusht 2023) të realizimit të detyrave që rrjedhin nga ky urdhër, policia ka shtuar aktivitetet e saja në drejtim të goditjes së personave e grupeve që me veprimet e tyre, mund të bien ndesh me ligjet e vendit.

Sipas njoftimit në facebook, të Policisë së Kosovës, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:

  • Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,
  • Janë kontrolluar 12038 vetura,
  • Janë kontrolluar 229 lokale,
  • Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
  • Janë konfiskuar 34 armë.

“Policia e vetëdijshme se rezultatet nuk do të ishin në nivelet e dëshiruara pa bashkëpunimin me qytetarët, i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera tëndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë”- thuhet në njoftim në facebook.

Brenda një jave në Kosovë, ndodhën 3 vrasje në lokale, në Prishtinë, në Klinë dhe në Skenderaj.

Plumbat brenda kafiterive që po marrin jetë njerëzish