Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn

Zëvendësministrja MKRS-së, Burbuqe Bakija – Deva raportit të punës ia ka bashkangjitur mbi 104 foto.

Në raportin 100 ditor të punës së saj, të cilin e ka siguruar KALLXO.com ka listuar aktivitetet e saj, ku secilit takim a punë ia ka bashkangjitur një deri në gjashtë foto. Në total raporti i saj 30 faqësh përmban 104 fotografi.

Ajo është më me fat se shumë koleg të saj, pasi thotë se e ka zëvendësuar ministrin, Kujtim Gashi në 7 mbledhje të Qeverisë.

Po ashtu si punë ka listuar edhe pjesëmarrjen e saj në shënimin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Ajo e ka raportuar edhe takimin me Lorik Canën, duke ia ka bashkangjitur edhe një foto.

Bakija – Deva thotë se ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme, në tryeza diskutimi e në debate.

Ajo thotë se ka mbështetur ministrin e saj, ka menaxhuar aktivitete e ka monitoruar zbatimin e legjislacionit në fuqi. Po ashtu thotë se ka bashkëpunuar me disa institucione.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Burbuqe Bakija – Deva.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Resul Makreshi.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale