Ilustrim

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot rreth orës 09:30 në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga ana e Policisë.

Motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.