Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Plagosja në Kodrën e Trimave, Policia jep detaje

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 19:45 në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Sipas raportit policor, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy persona.

Policia thotë se njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë  dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, janë intervistuar gjashtë persona përderisa rasti është në procedurë hetimore.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Dy të plagosur në “Kodrën e Trimave”, arrestohen dy të dyshuar