Dy të plagosur në “Kodrën e Trimave”, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 19:45 në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit” – konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe ka arrestuar dy persona në lidhje me ngjarjen.

Borovci tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa Policia po vazhdon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rast dhe zbardhjen e rrethanave.