Piraj: Qeveria nuk i ka mbështetur kërkesat e kampanjës tonë

Burim Piraj, pronar i kompanisë “MEKA Hallall Food” në emisionit “KALLXO Përnime”, ka thënë se në marketet kosovare, marzha e lartë është për prodhuesit vendorë. Ai ka kërkuar marzhë më të ulët në mënyrë që t’iu jepet hapësirë prodhimeve vendore dhe jo atyre të huaja. Sepse në këtë situatë, thotë se vendi po varfërohet dhe “paratë po shkojnë jashtë vendit”.

Piraj thotë se këtë kërkesë e ka drejtuar edhe te institucionet kosovare.

“Marketet tona, qumështin që e marrim prej importit, marzhën e fitimit e kanë më të ulët se nëse e marrin qumështin e Drenës. Qipsin që e marrin nga jashtë Kosova e kanë fitimin më të ulët se sa çipsi i Pestovës, edhe prodhimet e Mekës po ashtu”

”Marzhën (e lartë) ia vendosin prodhuësve vendor dhe kjo mendësi duhet me ndryshu. Kjo i detyron ata me shit prodhimin e jashtëm më shumë që me mrri me bo fitim. Ata në vendse neve me na e dhanë mazhën më të vogël, që me (stimulu) shitjen më të madhe të prodhimit vendor, dhe në këtë mënyrë pasurohet edhe vendi më shumë. E kemi kërku. Por, po ju jepet në këtë mënyrë hapësirë prodhimeve të huaja, vendi po varëfërohet, sepse parët po shkojnë jashtë” – ka thënë Piraj.

Piraj më tej ka përmendur se kanë pasur një takim si grup në Ministrinë e Tregtisë e dhe idetë e tyre kanë hasur në një kundërshti të madhe.

“..kemi qenë një ditë në vizitë si grup i Besa – Besë në Ministri, mirëpo kemi hasur në një kundërshti shumë të madhe.

Qe dy dekada, nuk i po hasim institucione që janë në krah tonin, edhe këta [Qeveria Kurti] janë qështu. Nuk janë në krah të Kosovës por të interesave të huaja dhe disi kanë frikë prej Komisionit Evropian se bëhet kijameti me bë një ligj. A në fakt nuk e dinë që në Rumani, që janë pjesë e BE-së, e kanë ligjin që 50 % të produkteve në marke duhet me qenë vendore”

“Kur e diskutuam që duhet kërkesat tona të përbledhen në ligjin e ri, ata (në Ministrinë e Tregtisë) ishin katogorik që s’bën” – ka thënë ai.

Problemet që marketet e marrin mallin nga prodhuesi vendor dhe pastaj i vonojnë disa muaj pagesat u diskutuan në debat se si kjo ndikon në probleme të tilla që afektohet i tërë zinxhiri prodhues dhe fermeri.

Lidhur me këtë Piraj e propozoi një zgjidhje.

“Modeli i Maqedonisë që i obligon tregtarët që prodhuesve vendor të ju bëhet pagesa (e mallit) në afat të caktuar. Dhe nëse në afatin e pagesës së caktuar, 55 ditë maksimum (siç është në Maqedoni), nëse nuk i bëhet prodhuesit vendor pagesa, atëherë inspektori e dënon firmën. Në Kosovë ska afat. 

“Ne i kemi qu dy firma tek përmbaruesi dhe e kemi ndërpre marrëdhenien dhe s’punojmë më ta. Si pasojë e kësaj, na ka dënu marketi, s’marrin më prodhime prej neve. Kjo ka ndodh pasi 6-7 muajs’i kanë pagu mjetet” – shtoi ai.

Njëjtë janë shprehur edhe dy panelistët tjerë –  Bedri Kasumi nga fabrika e prodhimit të çipsave “Pestova Vipa Chips” dhe Astrit Bunjaku nga fabrika e prodhimit të produkteve nga qumështi “Drena”.

“Kemi probleme, kemi vonesa. Vonesat munden me zgjatë gjashtë muaj. Jemi mundu me i rujtë raportet (me marketet) që mos me i prishë e me ardhë deri të përmbarimi. Unë sot (e kuptova) që Maqedonia e ka këtë (afat). Ka edhe shumë vende tjera që e kanë të obligueshme minimum 51% të produkteve në market me qenë vendore” – ka thënë Bedri Kasumi nga “Pestova Vipa Chips”.

“Po ka pasë vonesa (edhe te ne), ama vitin e kaluar kur ka qenë mungesa e qumshtit duhet një falënderim me jau bo maketeve që na kanë ndejtë gati (me pagesa me kohë) shumë shkaku i fermerëve (dhe mungesës së qumështit), dmth kanë bo pagesa. Nuk e kemi dërgu askënd në përmbarim”

“Kemi pas shembuj kur edhe ne, [gjashtë muaj] kemi pritë. Këto markete (që na kanë pasur borxh) janë relativisht të mëdhaja por jo në përmasa të mëdhaja” – ka thënë Astrit Bunjaku nga fabrika e prodhimit të produkteve nga qumështi “Drena” .

Në emisionin e sotëm ku për temë diskutimi janë sfidat e prodhuesve kosovarë të ftuar Burim Pirajt nga “Meka Hallall Food”, Astrit Bunjaku nga fabrika e prodhimit të produkteve nga qumështi “Drena”, Bedri Kasumi nga fabrika e prodhimit të çipsave “Pestova Vipa Chips”, Ragip Millaku nga Shoqata e Gastronomëve, po ashtu pronar i Tregu Group, dhe i marketeve “Molla” dhe restorantit “Molla e Egër Agroturizmi”.

Të ftuarit diskutuan për barrierat me të cilat po përballën prodhuesit; pse po vazhdon të rritet importi i produkteve ushqimore, në veçanti ato të prodhuara në Serbi; a po i financojnë shtetet fqinje prodhuesit e tyre për të shitur produktet në Kosovë dhe a ka mungesë të punëtorëve në Kosovë.