Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pesë të vdekur dhe 342 raste me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur dhe 342 tjerë janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Pesë personat e vdekur janë Deçan (68 vjeç), Ferizaj (75 vjeç), Gjilan (64 vjeç), Mitrovicë (69 vjeç) dhe Prishtinë (64 vjeç)

Rastet me COVID-19 kanë rezultuar pas testimit të 1 mijë e 926 mostrave në IKSHPK dhe laboratore private, të marrura nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.