Ilustrim

Pesë të vdekur, 167 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Pesë viktima dhe 167 raste me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministra e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 44 raste, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.

Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 5 persona që kanë qenë të prekur me Covd-19: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra.

Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë./21Media