Ilustrim

Pesë të plagosurit e tjerë në “Bon Vivant” jashtë rrezikut përjetë

Një 39 vjeçar mëngjesin e sotëm ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në pjesën abdominale të trupit, ngjarje kjo e cila ndodhi mbrëmë në Prishtinë në lokalin “Bon Vivant”.

Shërbimi Spitalor ka njoftuar se pesë persona ishin pranuar mbrëmë për trajtim të mëtejmë, katër kanë marrë trajtim në Klinikën e Ortopedisë dhe një në klinikën e kirurigjisë vaskulare.

Përveç 39 vjeçarit për të cilin KALLXO.com raportoi se ka vdekur, të tjerët të plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

I njëjti po trajtohej në me mjekim intensive qendror. Mbrëmjen e kaluar pas ngjarjes së rëndë që u shënua në qendër të kryeqytetit, numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17.

Prej tyre, 7 të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta, shishe- gota qelqi.

“I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla”- thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Vdes njëri nga personat që u plagos në “Bon Vivant”