Ilustrim

Pesë të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në raste të ndryshme të dyshuar për dhunë në familje.

Në Viti, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës grua. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Organet e rendit kanë arrestuar një të dyshuar tjetër në Ferizaj pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës grua. I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, Policia ka arrestuar një shtetas turk pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën gruan. Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Për sulm ndaj viktimës grua është arrestuar edhe një person në Vushtrri i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar sepse i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën grua.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.