Pesë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit

Pesë rast të dhunës në familje janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në Lipjani. I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Po ashtu Policia ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në Podujevë është arrestuar e dyshuara pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit viktimës mashkull kosovar. Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Policia po ashtu ka arrestuar një burrë të dyshuar në Ferizaj.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Në raportin 24 orësh, policia po ashtu ka njoftuar për një të arrestuar për dhunë në familje në Gjakovë.