Pesë pacientë me oksigjeno-terapi janë duke u trajtuar në ShSKUK

Pesë pacientë të infektuar me coronavirus janë duke u asistuar me oksigjeno-terapi në klinikat dhe spitalet rajonale në vend.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, përderisa thuhet se në trajtim mjekësor janë 36 pacientë, gjashtë prej tyre të konfirmuar pozitivë ndërsa 30 të tjerë janë post-COVID-19.

26 pacientë postë COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologijsë përderisa katër pacientë të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet rajonale.

Në raport po ashtu thuhet se katër pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ndërsa në Spitalin e Ferizajt, janë duke marrë trajtim mjekësor tre pacientë, në atë të Pejës janë dy pacientë ndërsa në Spitalon regjional të Gjakovës është duke u trajtuar vetëm një pacient.

COVID-19 është shfaqur për herë të parë në Kosovë më 13 mars të vitit të kaluar dhe deri më tani  ka prekur 161 mijë e 193 qytetarë prej tyre 2 mijë e 987 kanë vdekur ndërsa 157 mijë e 882 janë shëruar.