Presidenti i SHBA Joe Biden /Getty Images

Pesë arsyet pse telefonata mes Biden dhe Xi është kaq e rëndësishme

Kur presidenti Joe Biden do të false të premten (sot) me presidentin kinez Xi Jinping, kjo bisedë nuk do të jetë thjesht një telefonatë tjetër në një stuhi të vazhdueshme të diplomacisë telefonike.

  1. Vjen në një moment kritik në luftën Rusi-Ukrainë: Sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po e vë në peshë vendimin e saj nëse do t’i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, e cila e ka kërkuar një gjë të tillë pasi ushtria e saj po pëson humbje të mëdha në Ukrainë. Nëse Kina bie dakord, ky vendim atëherë mund t’i zbehë marrëdhëniet e Kinës me Perëndimin për dekadat e ardhshme.
  2. Kina mund t’i ofrojë Rusisë një sërë mbështetjeje: Në bisedën e tyre telefonike, Biden shpreson t’i bëjë të qartë Xi-t anët negative të ndihmës në luftën e Rusisë, qoftë nëpërmjet ndihmës ushtarake apo financiare.
  3. SHBA duhet ta menaxhojë një partneritet “gjakftohtë”: Edhe para se Rusia ta pushtonte Ukrainën, zyrtarët amerikanë po vështronin me shumë kujdes ndërkohë që lideri rus Vladimir Putin dhe Xi po afroheshin më shumë. Drejtori i CIA-s Bill Burns tha javën e kaluar se partneriteti i kishte rrënjët në “shumë arsye shumë gjakftohta”. Që atëherë, partneriteti pa kufizim është testuar ndërkohë që Xi po e peshon vendimin e tij se si t’i përgjigjet luftës së Rusisë në Ukrainë.
  4. Aleatët amerikanë në Azi po vëzhgojnë nga afër: pushtimi i Rusisë ka dërguar valë ankthi në mbarë botën. Një vend që shikon nga afër është Tajvani, ishulli vetëqeverisës i pretenduar nga Kina. Pekini kohët e fundit i ka shtuar fluturimet ushtarake pranë ishullit tajvanez dhe ka dhënë paralajmërime kundër mbështetjes amerikane.
  5. Biden dhe Xi kanë botëkuptime shumë të ndryshme: Para konfliktit në Ukrainë, Biden dukej se synonte ta rifokusonte politikën e jashtme amerikane drejt Azisë, ku ai e sheh konkurrencën midis SHBA-së dhe Kinës si një sfidë përcaktuese të shekullit të ardhshëm. Dhe ndërkohë që kriza e Ukrainës ka preokupuar Shtëpinë e Bardhë javët e fundit, zyrtarët këmbëngulin se janë ende në gjendje ta ruajnë vizionin e tyre mbizotërues./CNN