Personi që ra nga ndërtesa shumë katëshe po trajtohet në klinikën emergjente në QKUK

Sot rreth orës 11:15 një person ka rënë nga një objekt shumë katesh në Prishtinë.

Sipas të dhënave nga SHSKUK personi gjendet ende në klinikën emergjente për trajtim të mëtejshëm.

“Një person i moshës 46 vjeçare është sjell rreth orës 12:03 në Klinikën Emergjente me autoambulancë të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të rrëzimit nga lartësia në vendin e tij të punës. Ekipet mjekësore të Klinikës Emergjente menjëherë kanë ofruar kujdesin mjekësor emergjent. I lënduari në fjalë ende gjendet në Klinikën Emergjente për diagnostikë dhe trajtim të mëtejmë mjekësor,” thuhet nga SHSKUK.

Një person bie nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë (FOTO)