Një person bie nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë (FOTO)

Një person ka rënë nga lartësia e një objekti në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15.

Borovci ka treguar se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që e karakterizojnë këtë rast.

“Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka deklaruar Borovci.

Në redaksinë e KALLXO.com ka arritur një fotografi nga vendi i ngjarjes. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen Pejton në Prishtinë.