Persona të panjohur ia vodhën armën me 50 fishekë

Një person ka njoftuar në polici se i është vjedhur arma me 50 copë fishekë, për të cilën posedon leje valide.

Rasti ka ndodhur më 4 prill 2023 në Prishtinë, ndërsa është raportuar në polici një ditë më vonë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.