Kuvendi Komunal i Prishtinës, 28.04.2023

Përparim Rama tregon se a do të zbritet çmimi i nisjes së taksive

Partia opozitare në kryeqytet, Lëvizja Vetëvendosje e ka përballur kryetarin e Komunës, Përparim Rama me një deklaratë të tij të një viti më parë lidhur me çmimin e nisjes së auto-taksive.

Asamblisti Gëzim Sveçla në seancën e cila është duke u mbajtur, e pyeti kryetarin Rama nëse çfarë do të veprojë ai, pasi thotë se çmimi i derivatëve ka rënë dukshëm krahasur me tarifën kur ishte ndërmarrë vendimi për ngritjen e çmimit të startit të taksive.

“Keni premtuar se kur do të ketë lëvizje të çmimit të derivateve, do të ndryshohet edhe çmimi i startit. Aktualisht çmimi i derivatëve është rreth 1.30 ashtu siç ka qenë deri në kohën kur u shtrenjtu deri në 1.70-80 cent. A do të veproni qysh keni premtu?” – pyeti ai.

Kryetari Përparim Rama tha se do të rishikohet ky vendim për të parë “nëse ka hapësirë për zbritje”.

“Tash po e rishikojmë se normal se nëse e ka impaktin tash të kundërt, duhet me rishiku me marrë vendimin e radhëz, nëse ka hapësirë për zbritje e zbresim, se kjo është  gjithashtu metodë e mirë për Prishtinën që të krijohen mundësi për qarkullim më të lirë që të përdorën veturat personale më pak” – tha ai.

Më 14 mars 2022, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që tarifa e nisjes së autotaksive të ngritet nga 1.50 për 1.5 kilometra në 2 euro.

Ky vendim kishte ardhur me “kërkesë” të autotaksive pas rritjes së çmimit të derivateve në Kosovë.

Asokohe, çmimet kishin shkuar deri në 1.70 centë.

Komuna e Prishtinës merr vendim që të rritet tarifa e nisjes së auto-taksive