Ilustrim:Taksi - Foto: KALLXO.com

Komuna e Prishtinës merr vendim që të rritet tarifa e nisjes së auto-taksive

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që tarifa e nisjes së autotaksive të ngritet nga 1.50 për 1.5 kilometra në 2 euro.

Kjo ka qenë edhe kërkesë e autotaksive pas rritjes së çmimeve të derivatëve në Kosovë.

“Miratohet ndryshimi dhe plotësimi i vendimit 01.nr.344-40495, e dt. 27.03.2013 për caktimin e çmimores për transportin publik të udhëtarëve me auto-taksi në Komunën e Prishtinës”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, përveç ndryshimit të tarifës për nisje, pjesa tjetër mbetet e pandryshuar.

Ky është vendimi i Komunës së Prishtinës: