Përmet, arrestohet i dyshuari për keqtrajtim të shqiponjës

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), në Përmet.

Sipas njoftimit, i dyshuari është N. A., 35-vjeç, banues në Përmet.

Tutje Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu dy ditë më parë.

Materialet procedurale, sipas njoftimit të Policisë, i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shqiponja është shpëtuar dje nga Policia e Shtetit.

Në pamjet e publikuara në Facebook, shihet se shqiponja ishte lidhur në portë.

Shqipëri, policia shpëton një shqiponjë që ishte keqtrajtuar e lidhur në portë – VIDEO