Përmes rrugëve ilegale futi 3,100 kg mollë nga Serbia, ndalohet nga Policia e Kosovës

Një person në fshatin Zernosek në komunën e Leposaviqit është kapur duke transportuar me furgon 3,100 kilogramë mollë.

Sipas Policisë, i dyshuari nuk kishte asnjë dokumentacion përkatës për mallin.

Në njoftim thuhet se i njëjti e ka pranuar se kishte përdorur rrugë të paautorizuar për kalim të kufirit dhe mallin e ka futur nga Serbia në Kosovë.

“Referuar procedurave të mëtejme për trajtim të rastit automjeti dorëzohet në SPMK.Jarinje”- thuhet në njoftimin e Policisë.