Foto: KALLXO.com

Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it në Kosovë.

Takimi ka filluar rreth orës 10:00 dhe është mbajtur i mbyllur.

Pas takimit, ambasadorët e QUINT-it nuk janë deklaruar për media.

Foto: KALLXO.com

Ky takim i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it vjen një ditë pas vizitës së përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak i cili ka zhvilluar disa takime dje në Kosovë.

Kurti tha se takimi me Lajçak ishte vazhdim i atij që ishte mbajtur javën e kaluar në Bruksel dhe se gjithashtu ishte edhe përgatitje për takimin që do të zhvillohet mes kryenegociatorëve javën e ardhshme.

“Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarata se marrëveshjen nuk e pranon me përmbajtje por vetëm me koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Këto për ne janë të pa pranueshme dhe ishte e rëndësishme që sot ta konfirmojmë me emisarin që marrëveshja është ajo me 11 nene në Bruksel dhe ajo me 12 pika në Ohër”- shtoi ai.

Kryeministri theksoi se është i interesuar që të bashkëpunojë në shkrimin e një vizioni për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit të vetë-menaxhimit.

Sot emisari Evropian do të qëndroj në kryeqytetin serb, Beograd ku edhe pritet të zhvilloj takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq