Foto: Ilustrim
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë, dy persona dërgohen në QKUK
21.12.2021 - 10:09
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy persona të lënduar në Malishevë pasi në rrethana të panjohura, zjarri ka përfshirë një shtëpi të banuar.
Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në fshatin Banjë të Malishevës dhe është në procedurë hetimore.