Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB: UNMIK duhet të mbyllet në mënyrë që Kosova të realizoj potencialin e saj

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, është shprehur pro mbylljes se UNMIK-ut në Kosovë.

Ai tha se UNMIK nuk ka luajtur rol aktiv dhe se me qëllim që Kosova të realizoj potencialin e saj të plot, ai duhet të mbyllet.

“Ne vërejmë që UNMIK nuk ka luajtur rol kritik në zgjedhjen e çështjës së targave dhe çështjeve të tjera në periudhën e fundit. Ngjarjet e fundit demostruan se UNMIK ka plotësuar mandatin e tij, duhet ta kuptojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. Ne kërkojmë që Këshilli të mbyll UNMIK-un dalëngadalë që Kosova të realizoj potencialin dhe qëllimin e saj të plotë”, tha ai.

Për mbylljen e UNMIK-ut ka folur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Ajo tha se është më e duhur që buxheti për UNMIK-un në Kosovë të shfrytëzohet për ndonjë gjë tjetër pasi që këtij mekanizmi i ka ‘skaduar afati’.

“I themi Serbisë që të respektoj ligjet ndërkomëbtare pasi që ende dyshon në pavarësinë e Kosovës. Bëjmë thirrje gjithashtu që buxhetin që është për UNIMK-un të ndahet për dicka tjetër sepse është zgjatur mandati i UNMIK-ut dhe i bëjë thirrje për neturalitet. Populli i Kosovës besojnë në paqe dhe në NATO.