Për një vit, YMCA në Pejë informoi të rinjtë për dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore

Tri vite më parë edhe në Kosovë filloi të përhapej pandemia COVID-19, e cila shumë shpejt u shndërrua në pandemi në nivel globi. Sikur edhe në çdo vend tjetër të botës pandemia coronavirusi edhe në Kosovë ndryshoi rrjedhën e jetës së shumë qytetarëve.

Përpos, mbylljes së dyqaneve, institucioneve, rasteve të dhunës në familje dhe humbjes së më të dashurve në mesin e pasojave ishte edhe mbyllja e shkollave ku të rinjtë u bënë  më të izoluar në aspektin fizik dhe emocional.

Në lidhje me këtë çështje, organizata joqeveritare YMCA në Pejë në përvojat e kaluara ka vërejtur se dhuna me bazë gjinore është më e theksuar tek të rinjtë/të rinjtë e grupeve të margjinalizuara dhe synohet si grupe që priren të jenë të dhunshme nëse nuk punohet me to, prandaj ky projekt synon të synojë shkolla të tilla dhe të punojë me fëmijët për të parandalojnë dhunën.

Kësisoj, me qëllim që të krijohet një ndjenjë përgjegjësie ndaj veprimeve që të rinjtë ndërmarrin në komunitetet e tyre dhe në mënyrë që të rinjtë ta reduktojnë dhunën ndërpersonale dhe dhunën me bazë gjinore midis njëri-tjetrit dhe grave, YMCA në Pejë për 12 muaj ka qenë përfitues i projektit “Promovimi i lëvizjes feministe përmes fuqizimit të vajzave dhe djemve”.

Ky projekt i cili ka zgajtur nga  1 qershori i vitit të kaluar deri më 31 maj të këtij viti është përkrahur nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) dhe është financuar nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të këtij projekti, YMCA ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në krijimin e një mjedisi të sigurt për të rinjtë, me theks parësor në avancimin e barazisë gjinore dhe zhdukjen e dhunës me bazë gjinore.

Këto përpjekje janë materializuar përmes lidhjes së marrëveshjeve me shkollat ku janë zhvilluar punëtoritë.

Në anën tjetër, angazhimet javore me klubin “Bonu Burrë” kanë forcuar në mënyrë efektive mbështetjen për të rinjtë për të mbrojtur shqetësimet e tyre përkatëse.

Kjo gjë ka nxitur një kuptim më të thellë të temave përkatëse, dhe ka inkurajuar socializimin duke lehtësuar pjesëmarrjen në aktivitete grupore.

Për më tepër, respektimi i ditëve ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ka shërbyer si një platformë për ngritjen e vetëdijes për tema kritike si shëndeti mendor, të drejtat e vajzave, çështjet e të rinjve dhe dhuna ndërpersonale.

Ylli Alija nga kjo organizatë ka shpjeguar për KALLXO.com nevojën që të realizohet një projekt i tillë.

“Diçka që kemi vërejt prej këtyre aktiviteteve ka qenë se të rinjtë nuk kanë qenë shumë të informuar për tema si barazia gjinore dhe kemi parë se me të vërtetë ka nevojë që të realizohet një projekt i tillë”-ka thënë Alija për KALLXO.com.

Sipas tij, në këtë fushë ka nevojë të investohet tërë kohën ngaqë të rinjtë edhe në raste kur janë të informuar për të barazinë gjinore jo gjithmonë respektojnë atë.

“S’kanë pasur (njohuri) për barazinë gjinore, pastaj për shembull edhe nëse kanë pasur njohuri nuk është që kanë dashur që bota të jetë ashtu barabartë”- ka thënë Alija.

“Për shembull djemtë kanë mendu që me pas drejta ma shumë se vajzat”- ka shtuar ai.

Prej këtij projekti kanë përfituar 177 persona, prej të cilëve kanë qenë 108 vajza dhe 69 djem.

 

Ky projekt përkrahet nga Fondi i Grave të Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit
Evropian në Kosovë përmes nismës së Rrjetit të Grave të Kosovës “Ngritja e kapaciteteve
dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë
COVID-19”.