Pavijoni i Kosovës në Kanë. Foto: Facebook/QKK

Për herë të parë një film nga Kosova garon për ‘Palmën e Artë’

Filmi i shkurtër artistik, “Pa vend” me regji të Samir Karahoda, do të shfaqet në garën zyrtare të Festivalit të Filmit në Kanë (Festival de Cannes).

Në edicioni e sivjetmë të këtij festivali, i cili nisi edicionin e 74-të një ditë më parë, do të prezantohet edhe filmi “Luaneshat e Kodrës”, bashkëprodhim me Francën, i cili shfaqet në programin “Director’s Fortnight”.

Qendra Kinematografie e Kosovës ka bërë të ditur se Kosova po merre pjesë në këtë festival edhe me pavijonin e saj në tregun e filmit në botë ‘Marche Du Film’.

Njëherësh, thuhet më tej në njoftimin e QKK-së, ky do të jetë rikthim në normalitetin e festimit dhe promovimit të filmit pas pandemisë, ku vitin e kaluar Kosova mori pjesë në tregun virtual të Kanës.

“E veçanta e këtij edicioni të 74-të, është se Kosova për herë të parë ka dy filma që do ta kenë premierën në festivalin e Kanës: filmi i gjatë artistik nga Luana Bajrami “Luaneshat e Kodrës” bashkëprodhim me Francën, i cili shfaqet në programin ‘Director’s Fortnight’ dhe film i shkurtë “Pa vend” nga Samir Karahoda i cili garon për ‘Palmën e Artë’”, thuhet në njoftim.

Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 128.

Pavijoni i Kosovës në Kanë. Foto: Facebook/QKK
Pavijoni i Kosovës në Kanë. Foto: Facebook/QKK