Foto: Facebook/QKK

Filmi 'Pa vend' jepet premierë në Kanë

Filmi ‘Pa vend’ i Samir Karahoda është shfaqur  premierë në festivalin e filmit në Kanë të Francës.

Ky film po garon në kategorinë kryesore të filmave të shkurtë për “Palmën e Artë”.

Prezent në premierën e këtij filmi ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Prezent në premierë ishte edhe Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti i cili erdhi në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova dhe në bashkëprodhim me Kosovën që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë (‘Pa vend’ dhe ‘Luaneshat e Kodrës’)”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës në Facebook.

Filmi “Pa vend” i zhanrit ‘docu-fiction’ përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e pingpongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të pingpongistëve.

Në kuadër të këtij festivali këtë edicion është shfaqur edhe premierë edhe filmi “Luaneshat e Kodrës” i Luàna Bajramit, në kuadër të programit “Directors’ Fortnight”.

Festivali i Kanës mbyllet nesër, më 17 korrik 2021.

Foto: Facebook/QKK
Foto: Facebook/QKK
Foto: Facebook/QKK