DokuFest i bashkohet festivalit dhe tregut të filmit numër një në botë

Festivali i filmit të metrazhit të shkurtë DokuFest ka njoftuar për partneritetin me Cannes Docs në tregun e Marche du film në Festivalin e Kanës.

“Me shumë entuziazëm ju njoftojmë për partneritetin tonë me Cannes Docs në tregun e Marché du Film të festivalit të ‘Festival de Cannes’. Cannes Docs ofron një hapësirë dhe program të posaqem të eventeve për të gjithë profesionistët e filmave dokumentar – si krijuesit e filmave e po ashtu edhe vendimmarrësit e industrisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

DokuFest, Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, është festivali më i madh i filmit në Kosovë.