Për disa persona LGBT në Kosovë, Shqipëria është streha e vetme
Mungesa e mbështetjes institucionale shkakton që persona LGBT të cilët janë viktima të abuzimit në Kosovë të varen nga vullneti i mirë dhe kreativiteti i aktivistëve të të drejtave të njeriut, ose të kërkojnë strehim në Shqipëri. Një strehë e re në Prishtinë mund ta ndryshojë këtë.
Në fillim të marsit, një organizatë e të drejtave të personave LGBT në Kosovë që quhet Qendra për Barazi dhe Liri, CEL, mori një thirrje nga një grua në të 20-at që thoshte se e dashura e saj po mbahej pa dëshirën e saj në shtëpinë e saj në Gjilan.
Gruaja tha që ajo kishte frikë se mos familja e të dashurës, e zemëruar me orientimin e saj seksual, do ta lëndonte, por nuk i besonte mjaftueshëm policisë për të raportuar rastin.
CEL ra dakord të ndërhyjë, por u prit një pritje armiqësore.
“Në mënyrë që të shmangnim dhunën, në moment i bindëm vëllezërit të thirrnin policinë, duke pretenduar që ata kishin të drejtë” shpjegon Lend Mustafa, projekt koordinatori transgjinor i CEL. Autoritetet u dhanë të drejtë dy grave, të cilat pastaj u strehuan në një lokacion sekret nga CEL.
Ky nuk është aspak një rast i izoluar në Kosovë, ku personat gay shpesh e fshehin orientimin e tyre seksual nga familjet ose rrezikojnë refuzimin. Homofobia depërton edhe në institucionet shtetërore.
OJQ-të shpesh detyrohen t’i strehojnë viktimat me shpenzime personale ose t’i dërgojne në një strehë në Shqipëri. Aktivistët shpresojnë që ndërtimi i strehës së parë për personat LGBT, të premtuar të ndërtohet në Prishtinë, ta përmirësojë gjendjen e tyre të vështirë.
“Të ndihesh që je vetëm, për shkak të familjes, institucioneve, dhe shoqërisë në përgjithësi, duhet të jetë një ndjenjë e tmerrshme që shpesh mund të çojë në vetëvrasje ose depresion” thotë Blert Morina, Drejtori Ekzekutiv transgjinor i CEL.
Faji për këtë, thotë ai “duhet të ndahet nga të gjithë ne”.
Frika nga homofobia institucionale
Mbrojtja e të drejtave të personave LGBT është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, e draftuar me ndihmën e përkrahësëve perëndimor kur shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008-ën.
Prapëseprapë situata me të cilën ballafaqohen personat LGBT në Kosovë është rrallë ceket nga politikanët.
Para zgjedhjeve të tetorit 2019, rreth 43% e kandidatëve për deputetë patën thënë për Kallxo.com që ishin kundër martesa në mes të gjinisë së njëjtë duke cituar besime fetare apo “vlera tradicionale të familjes”.
Këtu përfshihej dhe Emilia Redzepi, e cila në Mars të këtij viti u bë zëvendës Kryeministrja për të minoritete dhe të drejtat e njeriut.
Pasi mori detyrën, Redzepi tha që ajo i përmbahej “të gjitha konventave Europiane për të drejtat e njeriut”.
Morina nga CEL është skeptik për këtë. Homofobia “nuk është një mendësi që mund ta fshish nga mendja aq shpejt” thotë ai.
Redzepi nuk iu përgjigj kërkesës tonë për koment, kurse zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i tha BIRN: “Mendimet ose besimet personale nuk mund të jenë faktorë në vendimmarrje, mëqenëse Qeveria jonë udhëhiqet nga parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”
Kryeziu thotë që programi i qeverisë për barazi gjinore, aprovuar nga kryeministri Albin Kurti në Maj, said the government’s gender equality programme, approved by Prime Minister Albin Kurti in May, “përfshin aktivitete specifike në shërbim të rritjes së ndërgjegjësimit për të drejtat e personave LGBTI” si trajnime për punëtorë të media-ve dhe staf mjekësor për të inkurajuar më tej “ndjeshmëri gjinore dhe trajtimin të barabartë të personave LGBT”.
Morina, gjithsesi, thotë që një mungesë e mbështetjes institucionale nënkupton që organizatat civile dhe aktivistët të bëjnë punën e autoriteteve.
Në pesë vitet e fundit, CEL ka gjetur strehë në Shqipëri për tetë persona LGBT nga Kosova dhe tre të tjerë janë strehuar në Kosovë.
“Duke përdorur financa personale, ne shpesh I strehojme edhe në banesat tona” Morina tha për BIRN.
“Së fundmi, kemi filluar strehimin e përkohshëm në banesa dhe në raste të rrezikut urgjent për jetën i dërgojmë në strehimoren per personat LGBT+ në Shqipëri”. Sapo një person strehohet në Shqipëri, CEL fillon të ndihmojë në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për të aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri.
“Askush nuk është rikthyer në familje”, thotë ai.
CEL gjithashtu ofron ndihmë juridike për ata që po kërkojnë ndihmë dhe i inkurajon që ta raportojnë dhunën në polici. Në shumicën e rasteve, gjithsesi, viktimat frikësohen nga paragjykimet institucionale kundër tyre.
Pandemia e COVID-19 i ka komplikuar gjërat edhe më shumë për shkak të kufizimeve në kufi të Kosovës dhe Shqipërisë. Në rastet kur një person nuk mund të strehohet në Shqipëri, rasti “ kthehet në barren tone sepse ndryshe ata duhet të kthehen në dhunë” shpjegon Morina.
Strehimorja në ndërtim e sipër
Aktivistët i mbajnë shpresat te një vendim i komunës së Prishtinës për të alokuar buxhet që nga fillimi i këtij viti për ndërtimin e një strehimoreje për personat LGBT. CEL-i është pjesë e këtij projekti.
Strehimorja e re, e cila pritet të jetë gati në fillim të vitit 2021, është krijuar që të ndihmojë personat LGBT për të fituar aftësi pune dhe të gjejnë punë në mënyrë që të jenë të pavarur nga familjet e tyre.
Morina thotë që komuniteti LGBT ka nxjerrë mësim nga situate e strehimoreve të grave, që janë viktima të dhunës në familje, të cilat në mënyrë të vazhdueshme rrezikojnë të mbyllen për shka të mungesës së fondeve.
Ai thotë që është e rëndësishme që strehimorja të ketë buxhet fiks nga komuna dhe “të mos varet nga fonde dhe donacione, për shkak se prioritetet ndryshojnë”.
Morina thotë që CEL gjithashtu do të jetë në kontakt me biznese që të punësojnë më shumë persona LGBT sapo situata me pandemine e COVID-19 të përmirësohet, së paku nga fillimi i vitit 2022. Pa një lloj të ardhurash të pavarura, është e vështirë t’i largohesh abuzimit.
“Që dikush ta mbajë vendin ku fle shpesh bën compromise dhe e pranon dhunën dhe presionin” shprehet Morina.