Pejë, zjarr në Bjeshkën e Lipës (FOTO)

Një zjarr ka përfshirë Bjeshkën e Lipës në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Gashi tha se ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës dhe se Policia e zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij zjarri është shuar dje dhe shkaktar dyshohet të jetë një shtyllë elektrike.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com këto foto:

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.