Lajm i Fundit, Coronavirus

Pejë, nisin hetimet për varrimin ku dyshohet se u përhap infektimi me COVID-19

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar dje për 26 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Pejës, duke e rritur numrin e të prekurve në këtë komunë në 47.

Sipas IKShPK-së, numri i rasteve të reja në Pejë janë pasojë e pjesëmarrjes në një ceremoni varrimi më 6 prill.

Prokuroria e Pejës është duke e hetuar këtë rast.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi në Prokurorinë e Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se pas njoftimit nga IKShPK, Prokuroria është duke hetuar rastin pasi që është vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë.

Deri më tani në Kosovë  me virusin COVID-19 janë të infektuar 669 persona, 159 janë shëruar dhe 18 kanë vdekur.

Testohen 255 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet