PDK sot mbledh Këshillin drejtues të partisë, pritet zgjedhja e kryesisë së re

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbledh sot Këshillin Drejtues, për të zgjedhur Kryesinë e re të partisë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Betim Gjoshi nga PDK-ja.

Ai tha se Këshilli do të mblidhet nga ora 16:00.

I pyetur rreth përbërjes së kryesisë së re dhe nëse do të ketë emra të rinj, Gjoshi tha se këtë e di vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Veç kryetari  e din, ai është merr ekskluzivisht me këtë punë”, tha ai për KALLXO.com.

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, më 3 korrik të këtij viti.