Memli Krasniqi kryetari i ri i PDK-së

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i PDK-së me vetëm 7 vota kundër.

Krasniqi ka qenë kandidati i vetëm në këtë garë.

PDK-ja është drejtuar nga Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, si Ushtrues i Detyrës së kryetarit, pas shkuarjes në Hagë të Kadri Veselit, në nëntor të vitit të kaluar, për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ngritur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.