Seanca e Kuvendit më 11 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

PDK i kërkon Qeverisë që prioritet numër dy ta ketë ekonominë  

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta vë si prioritet të dytë ekonominë në vend, menjëherë pas vaksinimit të qytetarëve.

“Parti Demokratike kërkon që çështja e ekonomisë të trajtohet me seriozitet pas vaksinimit. Gjendja është e rëndë, sikur t’i merreshim të gjitha masat nuk do te ishin në këtë gjendje”, tha ai.

Në këtë deklarim të deputetit Hamza, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

Ajo e ka krahasuar situatën e pandemisë së COVID-19 me kohën kur PDK ka dorëzuar kërkesë për debat dhe situatën që është tani.

“Në kohën kur është dorëzu kërkesa për debat nga 3,230 testime, 520 kanë rezultuar pozitivë, 12 raste të vdekjes. Dje më 13 qershor nga 2,117 testime, shtatë pozitive një rast i vdekjes. Fillimisht atë që e nisi Bedri Hamza me vaksinat, krahasuar me kohën kur e keni bërë kërkesën për debat 0.3% është vetëm numri i të infektuarve në nivel të Kosovës para dy muajve përmirësim në situatë 90%”, u shpreh ajo.