PDK citon Veselin: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është cituar të ketë deklaruar se asnjë deputet nga partia e tij nuk do të votojë një “qeveri të mashtrimeve”.

Deklaratën e Veselit e ka publikuar në Facebook, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Sipas raportimeve të mediave, Veseli e ka dhënë këtë deklaratë në një vizitë që sot ai ka pasur në Han të Elezit, në kohën kur në Prishtinë u nënshkruar koalicioni mes LDK-së dhe AAK-së.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, citohet të ketë thënë Veseli.

PDK-ja edhe më herët është deklaruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, pas rrëzimit të ekzekutivit të Albin Kurtit me 25 mars.