Arrihet marrveshja mes LDK-së dhe AAK-së, partia e Ramush Haradinajt merr katër ministri

Është arritur marrëveshja për koalicion në mes LDK-së dhe AAK-së.

Kështu ka njoftuar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot u takuam me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe të nominuarin për kryeministër, Avdullah Hoti. Unë isha me të nominuarin tonë për zëvendëskryeministër, Besnik Tahiri. Pra sot është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje”, tha ai para gazetarëve.

AAK-së do t’i takojnë katër ministri në qeverinë të cilës pritet t’i prijë Avdullah Hoti,

Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimi Ekonomik dhe Ministria e Arsimit.