Foto: Komuna e Prishtinës, Trafiku Urban

Pazaret në Trafikun Urban - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” është duke u transmetuar hulumtimi për keqpërdorimet në ndërmarrjen publike Trafiku Urban në Prishtinë.

Si u ble vetura për nevojat e kryeshefit ekzekutiv e cila më parë ishte në prnësi të ish-kryesuesit të bordit të ndërmarrjes?

A kërkoi punësimin e gruas me kontratë të rregullt ish-kryesuesi i bordit, Ruhan Beha, dhe si veproi kryeshefi i Trafikut Urban?

A kishte kërkesë kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, që në prag të zgjedhjeve të ketë punësime në ndërmarrje dhe shlyerje të borxheve ndaj punëtorëve?

Si u vendos që një bord me mandat trevjeçar të zgjidhet pa një konkurs publik?