Foto: Facebook

Pasaporta e Kosovës renditet e 104-ta në botë sa i përket lëvizjes pa viza

Firma këshilluese globale për qytetarinë dhe qëndrimin në Londër, Henley & Partners ka publikuar raportin për renditjen e pasaportave më të rëndësishme dhe më të dobëta në botë gjatë këtij viti.

Sipas statistikave të këtij institucioni, Kosova arrin t’u ofrojë qytetarëve të saj lëvizje pa vizë në 41 destinacione, duke u renditur në një grup me vendet si: Banglladeshi e Libia, ku pas tyre radhitet Koreja e Veriut.

Pasaporta më e dobët është ajo e Afganistanit, më pas ajo e Irakut dhe Sirisë, që mundësojnë lëvizja pa viza në më pak se 30 destinacione.

Derisa, në vendin e parë radhitet Japonia, pasaporta e së cilës mundëson lëvizje pa viza ose viza sipas kërkesës në 193 vende, pas saj rendinten Singapori, Koreja e Jugut dhe Gjermania.

Në këtë statistikë, përpos tre vendeve të para aziatike, vendet europaine bëjnë pjesë në ato dominueset sa i përket rëndësisë së pasaportës dhe lëvizjen pa viza.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022