Ilustrim

Pas më shumë se dy muajve arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas dy muajve kërkim është arrestuar një person i dyshuar për vrasje në tentativë në Kaçanik.

Rasti i tentim-vrasjes kishte ndodhur më 29 qershor 2023, rreth orës 18:40.

“Pas hetimeve intensive te zhvilluara nga ekipet policore, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari. Ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka thënë policia.

Sipas raportit ditor të 30 qershorit, policia kishte thënë se viktima në këtë rast ishte dërguar për tretman mjekësor.

Ai kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin, që tashmë është arrestuar.

I dyshuari ishte thënë se e kishte fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.