
Ilustrim: NASER FEJZA
Parashikimi i motit për sot
01.9.2023 - 08:41
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës në vende të ndryshme mund të ketë riga të dobëta të shiut.
Ndërsa pjesa më e madhe e ditës pritet të jetë me diell por edhe me vranësira të pjesshme.
Temperaturat mbeten të ngjashme në të dy vlerat ekstreme” – kanë parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik.
Temperatura më e lartë pritet të shkojë deri në 26 gradë, ndërsa më e ulëta rreth 12 gradë.