Foto: Screenshot nga video e Zockerfreak

Pamje të tërmetit me magnitudë 7.2 në Peru (VIDEO)

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ka goditur një rajon të Perusë jugore sot, duke bërë që njerëz të frikësuar të vrapojnë nëpër rrugë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti i orës 7:02 të mëngjesit (1202 GMT) ishte me qendër 13 kilometra (8 milje) në perëndim-veriperëndim të Azangaro, por ishte mjaft i thellë – 218 kilometra (135 milje) nën sipërfaqe, raporton ABC News.

Tërmeti lëkundi disa ndërtesa në La Paz, kryeqyteti i Bolivisë fqinje, ku njerëzit u larguan në rrugë.

Ai u ndje gjithashtu në qytetet peruane si Arequipa, Tacna dhe Cusco, si dhe në Kilin verior, por autoritetet lokale dhe stacionet radiofonike nuk kishin raporte për dëme apo viktima.

Më poshtë gjeni pamjet e njerëzve të frikësuar nëpër rrugë derisa toka dridhej nga tërmeti.