Foto: Kallxo.com

Pamje nga kamerat e fshehura, tregtia me diploma në Prishtinë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet ekskluzive të arrestimit të personave që dyshohen se merreshin me shitjen e diplomave.

Një skemë mashtrimi i falsifikimi ishte ngritur nga një rrjet falsifikuesish të cilët ofronin diploma të shkollave të mesme në këmbim të shumave prej 400-600 euro.

Prokurori i këtij rasti, Petrit Kryeziu, është vënë në ndjekje të një grupi falsifikatorësh të diplomave të shkollave të mesme dhe diplomave të shkollave profesionale. Ai ka udhëhequr vet aksionin të cilin e transmetoi emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’.

“Jemi nisur për të realizuar planin operativ të cilin e kemi quajtur ‘Studenti’. Ka të bëjë me një rast të falsifikimit të dokumenteve zyrtare ku unë si prokuror i rastit kam pranuar rastin me një të dyshuar dhe duke parë specifikat e rastit kam aplikuar masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit duke përfshirë përgjimet e telekomunikimeve, fotografimet e fshehta në vendet publike dhe private hetimin e fshehtë”, tha prokurori Kryeziu duke shtuar se blerja e simuluar e diplomave ka dhënë rezultatin më të madh në këtë aksion.

“Dhe mbi të gjitha ajo më e rëndësishmja që ka qenë që ka dhanë rezultate konkrete në këtë rast ka qenë masa e fshehtë e blerjes së simuluar”, tha Kryeziu.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: