
Lajmi i Fundit Policia
Pamje - Krimet me ndërtime në Brezovicë, aksion i gjerë Njësive Speciale në Shtërpcë
Një aksion i gjerë i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtërpcë.
Aksioni është duke u zhvilluar në dyshimet për korrupsion me ndërtimet në Brezovicë.
Deri më tani janë disa persona të arrestuar të dyshuar për korrupsion.
KALLXO.com merr vesh nga vendi i ngjarjes së janë bastisur rreth dhjetë lokacione deri më tani, përfshirë edhe shtëpinë e ish-kryetarit të Shtërpcës.
Po ashtu KALLXO merr vesh se janë bastisur edhe prona të zyrtarëve të lartë të Listës Serbe në këtë komunë.
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari nga vendi i ngjarjes ka konfirmuar për KALLXO.com se ky është një ndër aksionet më të mëdha kundër korrupsion i realizuar gjatë këtij viti.
Ai ka konfirmuar se aksioni është duke u zhvilluar ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion dhe ryshfet.
KALLXO.com do vazhdojë të ju mbajë të informuar lidhur me aksionin i cili ende është duke vazhduar.