Pacolli në ora 14:00 prezanton programin qeverisës në Rahovec

Kandidati për deputet nga AKR, Jetlir Zyberaj ka bërë të ditur se sot në ora 14:00 në Rahovec do të shpalosin programin e tyre së bashku me kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacolli.

Ai ka shkruar në Facebook se ngjarja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës të këtij qyteti.

“Rrugës për në Rahovec, bashkë me presidentin Pacolli. Në ora 14.00 në shtëpinë e kulturës që mban emrin e heroit “Mensur Zyberaj” do shpalosim projektin e shtet ndërtimit. Shtet ndërtimi i Kosovës fillon me Rahovecin e punëtorëve dhe atdhetarëve”, ka shkruar Zyberaj.

Në zgjedhjet e 14 shkurti, AKR-ja do të garojë në listën zgjedhore të LDK-së. Kjo parti ka njoftuar se Pacolli do të synojë pozitën e presidentit të shtetit.