Osmani: Zyra ligjore e Zyrës së Kryeministrit ka dhënë opinion pozitiv për Ligjin Anti- COVID

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shërbyesit civil dhe juristët që janë pjesë e zyrës ligjore e zyrës së kryeministrit kanë dhënë opinion pozitiv lidhur me ligjin anti covid. Por, sipas Osmanit personat politik brenda qeverisë nuk e kanë marrë parasyshë këtë opinion.

“Kanë dhënë opinion të shkqëlqyeshëm por për fat të keq nuk e kanë marr parasysh qeveria personat politik brenda qeevrisë. Oponhioni është një punë e shkëlqyer. Problem ka qenë te qeveria në kuptimin politik jo te zyrtarët ligjor”, tha Osmani.

E deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, tha se për ta bërë ligjin anti covid duhet të ndryshohet rregullorja e Kuvendit.

“Me bo ligjin ne duhet me ndryshu rregulloren. E ne sbesoj që kemi me mujt me u mbledh si deputet prandaj deshta urgjent me u votu dje”, tha Gaxherri.

Dje deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka rekomanduar që propozimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për ndryshimin e rregullores së Kuvendit që seancat e Kuvendit të mbahen nga largësia sot të vendoset në rend dite.

Kërkohen propozime nga deputetët për mbajtjen e seancave plenare nga distanca