Përfaqësuesi i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, 2 shkurt 2022, Foto: Twitter

Osmani pret në takim sërish Escobarin, flasin për raportet Kosovë-ShBA

Në ditën e tij të fundit të vizitës në Kosovë, përfaqësuesi i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar sërish me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për takimin me Esocbar ka njoftuar vetë presidentja.

Ajo në një publikim në Tëitter, ka shkruar se në takim ka shprehur përkushtimin për marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

“U takova sot me Gabriel Escobar në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur ndaj marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe presin me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani në Twitter.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nisën më 31 janar vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i inkurajuar liderët e dy vendeve që të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.