Osmani: Përpjekjet për t’i sjellë para drejtësisë kryerësit e krimeve serbe në Kosovë, nuk do të ndalen asnjëherë

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se përpjekjet e autoriteteve në Kosovë, për të sjellë kryerësit e krimeve serbe në Kosovë, nuk do të ndalen asnjëherë.

Duke shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës, Osmani bëri homazhe tek memoriali ‘Heroinat’ në Prishtinë.

“Qëndrojmë së bashku, sot e përgjithmonë, me mijëra gra dhe burra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilët kanë kaluar nëpër tmerrin e krimeve të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ato vazhdojnë guximshëm ta prezantojnë të vërtetën dhe kanë kthyer dhimbjen në fuqi, duke u shndërruar kështu në heroinat tona”, ka thënë Osmani.